E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, plagosi tre persona, prangoset 19-vjeçari

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një 19-vjeçari i cili akuzohet se ditën e djeshme plagosi tre persona. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 19-vjeçari Gazment Braçe banues në Levan.
 

Sipas policisë Braçe në bashkëpunim me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, Bledar Gj. 23 vjeç, Albert R. 21 vjeç si dhe më pas kanë plagosur lehtë me thikë shtetasin Albano S. 26 vjeç.
Sipas policisë, tre të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.
Ndaj 19 vjeçarit Gazment Braçe nisën hetimet për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›