Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda jep vendimin per banden e Lushnjes

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin e saj për anëtarët e Bandës së Lushnjes. Afrim Hoxha i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda është liruar pasi është shpallur i pafajshëm. Rexhep Gina është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Arjan Aliço me 5 vite burg.
Praktikisht Rexhep Gina dhe Arjan Aliço janë në prag të lirimit pasi kanë shume vite në paraburgim dhe koha e dënimit është vuajtur gjatë paraburgimit. Erion Çiçi është dënuar me 25 vjet burg, ndërsa për dy anëtarët e tjerë të bandës së Lushnjes Arben Boriçi dhe Ilir Stërku,Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, ka lënë në fuqi dënimin e tyre me burgim të përjetshëm pavarësisht se ka rënë një akuzë për një vrasje.
Ata akuzohen për shumë vepra penale, që nga rrëmbimet, krijim bandash kriminale dhe deri vrasje me paramendim apo dhunim i kufomave. Banda e Lushnjes është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. 7 nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, kohe kur ndaj tyre nisi dhe procesi gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.