E Diel, 1 Nëntor 2026

Uisner per Shqiperine 8 Maji demokracia funksionoi

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të fuqishëm amerikanë në punimet, Forumi Ekonomik i Investimeve SHBA Shqipëri, në Nju Jork të zhvilluara dje. Një pjesë e përfaqësuesve të kompanive dhe grupeve financiare amerikane që ndoqën forumin paraqitën projekte konkrete që pritet t’i prezantojnë në Shqipëri.

Ambasadori amerikan, Frank Uizner, përfaqësuesi amerikan i treshes ndërkombëtare që ndërmjetësoi bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, para pavarësisë ndërsa vlerësoi arritjen e qeverisë shqiptare në arritjen e një sistemi modern e transparent u ndal në ligjshmërinë e institucioneve dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Uizner solli në vëmendjen e të pranishmëve zgjidhjen ligjore sipas tij, që institucionet e vendit i bënë betejës së ngushtë për garën e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 8 majit. Sipas tij, kjo situatë nuk u zgjidh nga jashtë, por vetë Shqipëria e bëri demokracinë të funksionojë.

“Pas zgjedhjeve vendore, shumë bashki ndërruan drejtim. Ne pamë betejën e ngushtë për Tiranën që u zgjidh nga institucionet e vendit, kjo situatë nuk u zgjidh nga jashtë, por vetë Shqipëria e bëri demokracinë të funksionojë. Me rikthimin e socialistëve në Parlament do të shohim demokracinë shqiptare të praktikohet dhe të forcohet dhe ne urojmë që të jetë kështu. Çdo mik i Shqipërisë e njeh progresin e bërë, është folur shumë për luftën ndaj korrupsionit apo për punën që është ndërmarrë për t’i çuar prokurimet drejt një sistemi modern dhe transparent”, theksoi ambasadori amerikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›