Berisha shpalos para studenteve e pedagogeve projektin per 4 vitet e ardhshme
“Objektivi i qeverisë shqiptare është realizimi i projektit Shqipëria një vend i zhvilluar”. Me këtë këto fjalë e ka nisur kryeministri Sali Berisha bashkëbisedimin e tij me studentët dhe pedagogë, duke shpalosur në këtë mënyrë edhe projektin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Sipas kryeministrit janë të gjitha potencialet për t’u bërë vend i zhvilluar. Unë jam sot këtu për të dëgjuar opinionet tuaja për këtë projekt që unë besoj, sepse jam i bindur që 4 vjeçari që vjen do e shndërrojë Shqipërinë ndër vendet më të zhvilluara të rajonit dhe botës”
“Në politikë ka një rregull dhe do ta quaja rregulli i artë. Politikani duhet të pranojë me të gjithë vetëdijen e tij se ndonjëherë ai udhëheq, por duhet të pranojë të udhëhiqet nga ata që drejton, përndryshe e ka shumë të vështirë të ketë një sukses të qëndrueshëm. Nga dita e sotme ju jeni kryeministri im dhe unë jam qytetar që duhet t’ju dëgjoj juve”- tha ai.
Taksa progresive
Kreu i qeverisë iu përgjigj çdo pyetjeje, ku një ndër të cilat ishte edhe përparësia që ka taksa e sheshtë, ndaj asaj progresives, që Berisha e quajti të dështuar.
“Në dy shekujt e fundit, taksa progresive është koncepti marksist. Edyta, ajo e sheshta është koncepti konservator që kulmoi me Ronald Regan. Taksa e sheshtë i beson parimit se paratë në kontot e biznesmenëve dhe qytetarëve janë më të vlefshme për shoqërinë se ato në llogarinë e shtetit. Po të marrim sistemin privat, ai gjeneron në një orë të gjitha buxhetet. Është absolutisht raporti i gjigandit me nanin. Në konceptin progresiv ka një qëndrim jo miqësor ndaj të pasurit, në një farë mënyre i targeton ata si përgjegjës për të varfrit dhe pjesën tjetër. Historia fakton se ky koncept është rrënues. Ti s’mund të rimëkëmbësh të varfrin duke shkatërruar të pasurit”,-theksoi Berisha.
Në konceptin e ktryeministrit nëse shkatërron të pasurit, një gjë është e sigurt që të varfërit i zhyt në një varfëri akoma më të madhe.
“Taksa progresive, një nga shkaqet e krizës së sotme. Studimet tregojnë që taksa progresive është e dëmshme”. tha ai më tej.
Liberalizimi i Univerisiteteve
Një tjetër pyetje drejtuar kryeministrit kishte të bënte me liberalizimin e universiteteve. Ai komentoi se,“Ne hoqëm TVSh për arsimimin, një akt mbështetje ky për arsimin privat. Kredia e studentit është borxh publik, është më i drejti që duhet të përballojë qeveria, por meqenëse nuk donim që të rritej niveli i borxhit, që u bë një shpatë mbi ekonomitë, atëherë ndaj nuk bë, por reforma është. Pas këtyre zgjedhjeve do jetë vendosja e reformës arsimore ku studentët të përzgjedhin dhe cilësia të dominojë. Sektori privat në SHBA është një aksioner shumë i madh jo të vetëm në shkollim por edhe në kërkimin shkencor. Ata e kanë nisur këtë rrugë 200 vite më parë, ndërsa ne sot pas 20 vjetësh, kemi 22% të sistemit arsimor të mbuluar nga ai privat”, komentoi Berisha.
Punësimi i të rinjve dhe masat e qeverisë
Punësimi i të rinjve dhe masat që do marrë qeveria për shtimin e vendeve të punës, ishte një pikë tjetër ku kreu i ekzekutivit ndali vëmendjen e tij. Të mos paguash taksa kur punëson të rinjtë, kryeministri e konsideroi një vendim shumë të rëndësishëm. “Për investitorë të guximshëm ky vendim është një mbështetje e jashtëzakonshme, po të kemi parasysh ne kemi iniciativën një euro, kjo përbën zonën më të lirë ekonomike në vetvete. Nuk ka investitor që të mos inkurajuar për të hapur biznese dhe për të punësuar të rinj, ne i qëndrojmë premtimeve tona, pasi punësimi i të rinjve është përparësia jonë më e madhe. Një sipërmarrës i cili vendos të investojë, të krijojë një sipërmarrje me 300 punëtorë, të cilët i merr të cliruar nga cdo taksë. Kjo është rruga më e sigurtë e punësimit të tyre”, tha Berisha më tej.
Drejtësia
Po gjatë këtij bashkëbisedimi kryeministri u ndal edhe funksionimin e organit të akuzës, për të cilin tha se duhet bërë ende punë që të mos ndikohet politikisht.
“Para 5 vitesh ne ndërhymë në ligjin e prokurorisë. Përparësia e parë ishte që u përcaktua afati, ishte i vetmi institucion me afat gjithë jetën. Përmirësimi i dytë u hoq imuniteti. Prokurorët u bënë zyrtarët e parë pa imunitet. Nuk është se nuk pati diskutime, të shndërrohet apo jo në degë të ekzekutivit, por në tërësi dominoi mendimi për jo. Nuk mund të them që është një sukses, por kjo s’do të thotë që mungojnë përpjekjet. Sistemi gjyqësor, është shkëputur nga politika, prokuroria ka ende probleme”, tha kryeministri.
Integrimi dhe bashkimi kombëtar
Më tej, kryeministri Berisha u ndal edhe në një ndër çështjet politike të vendit që ka të bëjë me qëndrimin e opozitës për mos votimin e tre ligjeve, për të cilat, tha se ky qëndrim dëmtoi vokacionin perëndimor të shqiptarëve.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka patur luksin të jetë një anëtar i vjetër i klubit të vendeve të zhvilluara perëndimore, por ka ruajtur me shumë përpjekje vokacionin perëndimor.
"Jemi një komb i ndarë në 5 shtete. Mund të kemi shumë mangësi por nuk kemi asnjë problem me dinjitetin tonë kombëtar, i cili është i pakonfonduar ndër shekuj", iu përgjigj kryeministri Berisha njërit prej studentëve.
Ai tha se një ndër objektivat tona madhore është bashkimi unë kombëtar në Evropë dhe nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj asnjë shteti. Për këtë, theksoi ai, ne jemi duke ndërmarrë një sërë masash, aktesh dhe procesesh që shqiptarët të ndjejnë veten njerëz me dinjitet të lirë, me dinjitetin e tyre kombëtar e kulturor të pacënueshëm.