E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit lë në qeli Nallbanin, nipin e Aldo Bares

12/01/2011  Mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë

TIRANE- Nipi i Aldo Bares, 33-vjeçari Alxhi Nallbani, i akuzuar për "trafik të lëndëve narkotike", do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Ky vendim është marrë dje nga Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka lënë në fuqi masën e arrestit me "burg pa afat", marrë nga ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë. 33- vjeçari Nallbani, nipi i Aldo Bares, që akuzohet si kreu i "Bandës së Lushnjës", është dënuar në Itali me 14 vjet burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, 33-vjeçari Nallbani u arrestua disa javë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në një operacion të Policisë së Shtetit me akuzën e "trafikut të lëndëve narkotike". Në sallën e gjyqit Nallbani ishte shprehur se në Tiranë jetonte i qetë prej disa kohësh, pasi ai e kishte vuajtur dënimin në Itali, ndaj shfaqi pakënaqësi ndaj arrestimit, por jo kundërshti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›