E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder kapet 59 kg droge e braktisur ne kerkim trafikantet

Shkoder 11 janar 2011 NOA - Sherbimet e Policise Kufitare te Shkodres kane bllokuar nje sasi prej 59 kgCanabis Sativa e ndare ne 60 qese dhe e destinuar per ne Malin e Zi. Sipas bluve te Shkodres sasia e droges u kap mbreme ne oren 18.10 ne vendin e quajtur Lapidari i Ushtarit qe ndodhet ne fshatin Hot te Komunes Kastrat ne rrethin Malesi e Madhe.

Sasia 59 kilogrameshe e droges u kap ne afersi te vijes kufitare.

Policia kufitare thote se lenda bimore Canabis Sativa ishte ne gjendje te thare dhe e ngjeshur ne 60 qese plastike te sistemuara ne tre thase.

Personat qe e transportonin drogen po leviznin ne drejtim te kufirit me Malin e Zi nderkohe qe me te konstatuar prezencen e policise kufitare ata i kane braktisur cantat dhe duke shfrytezuar terrenin e pyllezuar dhe erresiren jane larguar ne drejtim te paditur.

Tashme Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ne Shkoder po punon per identifikimin dhe kapjen e trafikanteve.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›