Rritja e eksporteve, kusht zbatimi i standardeve
12/01/2011 Objektivat
Marrja e masave për të rritur ndërgjegjësimin e operatorëve ekonomikë për konceptet e standardeve, certifikimit dhe rëndësisë së tyre në tregtinë ndërkombëtare është një nga objektivat e qeverisë për vitet 2012 – 2014. Gjatë këtij viti, puna do të përqendrohet në sigurimin e kapaciteteve administrative për të zbatuar MSA-në. Programi i qeverisë i ka cilësuar eksportet si matës të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Politikat qeveritare sektoriale do të synojnë thellimin e hapjes ekonomike nëpërmjet liberalizimit të ekonomisë, duke respektuar angazhimet e ndërmarra në kuadrin e OBT-së, të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e rajonit dhe të detyrimeve të Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Shqipërisë dhe KE-së. Për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga neni 75 i MSA-së do të ndërmerren reforma institucionale e ligjore, si dhe do të ngrihen dhe fuqizohen institucione të specializuara, që garantojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe që mbështesin eksportet shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit do të arrijë nënshkrimin e marrëveshjeve të njohjes bilaterale me Organizatën Evropiane për Akreditim. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të sjell njohjen e fletë-analizave dhe certifikatave të cilësisë, të lëshuara nga organizmat e vlerësimit të konformitetit të akredituar.