E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ombrella” kap hajdutin e kërkuar, serial në vjedhjen e disa bankave

12/01/2011  I pesti ishte shpallur në kërkim nga 13 dhjetori i kaluar

TIRANË- Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ombrella”, i realizuar më datë 13 dhjetor 2010, ku u ndaluan 4 shtetas si autor të një sërë grabitjesh me armë të bankave të ndryshme në kryeqytet, ditën e djeshme u arrit kapja e bashkëpunëtorit tjetër në këto vjedhje. Falë një pune hetimore dhe intensive të kryer, u mundësua kapja e shtetasit Admir Zyko, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim me urdhër ndalimi të datës 13 dhjetor 2010, si person i dyshuar në vjedhjen me armë e realizuar në bashkëpunim të filialit të Bankës Kombëtare Tregtare, e ndodhur më 17 shkurt 2010, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Operacioni i koduar “Ombrella” u finalizua pas një hetimi 9-mujor nga specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor, Tiranë, me aplikimin e gjerë të metodave speciale të hetimit, ku u dokumentua implikimi i tyre në disa vjedhje bankash. Kapja e tij u bë nga specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor, Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›