E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot vrasesi i Nozlit perballe gjykates njihet me akuzat

Ne Gjykaten e Tiranes pritet qe diten e sotme te zhvillohet masa e arrestit per Albano Kusin i akuzuar si vrases i Shkelqim Nozlit i gjetur i vrare ne kilometrin e 24-t ne Qafe-Kerrabe. Nga burime prane akuzes mesohet se dosja ka mberritur ne gjykate dhe pritet qe sot Kusi te njihet zyrtarisht me akuzen dhe ti caktohet masa e arrestit. Mesohet se 19-vjecari ka pranuar akuzen e vrasjes ndersa ka sqaruar se e ka vrare per shkak te mospageses per dy pistoleta te kerkuara. Ngjarja ka ndodhur kater dite me pare ne Qafe-Kerrabe kur trupi i te riut Nozli u gjet nga kalimtare nderkohe qe fillimisht u dyshua per aksident. Por kane qene plaget e zjarrit te gjetura ne trup qe shtuan dyshimet e policise se kishin te benin me vrasje. Autori i krimit u vu ne pranga brenda nje kohe mjaft te shkurter nga policia ndersa motivi i krimit ishte per mospagesen e dy pistoletave te blera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›