E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Durrësit lë në burg Paro Laçin

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-administratorin e klubit “Partizani” Paro Laçi. Trupi gjykues ka dhënë masën “Arrest me burg” për Paro Laçin nën akuzën për korrupsion, ndikimit në institucione dhe trukimit të ndeshjeve të futbollit.

Në fjalën e tij para trupit gjykues Paro Laçi ka deklaruar se kjo është një maskaradë dhe se ai di shumë gjëra për korrupsionin në nivele të larta dhe se do t`i bëjë publike.

Gjithashtu gjykata e Durrësit ka marrë masën “arrest me burg” edhe për Agron Laçin, Agron Arushan dhe Edmond Temalin ndërsa me detyrim paraqitje për Shkëlqim Balliun, Osman Kulen, Bledar Kumin, Altin Gjurën dhe Endri Aldimin.

Paro Laçi së bashku me disa persona të tjerë u arrestuan ditën e shtunë, me akuzën për korrupsion. Disa prej personave janë zyrtarë të shtetit dhe dyshohen se kanë favorizuar disa koncesione minerare.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›