E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paro Laci lihet në burg, akuzon Berishën për arrestimin

DURRËS- Jepet masa e sigurisë “Arrest me burg” ndaj ish-administratorit të klubit Partizani Paro Laci dhe 3 personave të tjerë, Agron Laci, Edmond Temali dhe Agron Rusha të cilët akuzohen për trukime ndeshjesh, ryshfet për nxjerrjen e një licence miniere dhe ndërmjetësim për dhënien e pafajësisë së një të burgosuri. Kjo masë është dhënë sot nga Gjykata e Durrësit. Në fillim të seancës gjyqësore Laci ka akuzuar kryeministrin Berisha për arrestimin e tij, ndërsa ka paralajmëruar se do të zbardhë shumë të dhëna.

“Ky hetim është një maskaradë, me të vërtetë një poshtërsi dhe do jetë fundi i shumë gjërave. Unë di shumë kam shumë fakte. Kam edhe kur Sali Berisha vinte në Bruksel dhe rrinte gju më gju me fëmijët e mij, sot unë ato fëmijë i kam në Bruksel por shumë shpejt do vete atje...”,- thotë Paro Laci.

Ndërsa për 5 të akuzuarit e tjerë, Bledar Kumi, Endri Dhima, Kozma Kule, Altin Gjura dhe Shkëlqim Balliu, trupi gjykues ka caktuar masën detyrim paraqitjeje.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›