Aksidenti, Berisha viziton Vasilin në Spitalin Ushtarak
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vizituar në ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme.
Berisha u njoh nga afër me shëndetin e ministrit Vasili dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë. Gjithashtu kryeministri Berisha është shprehur i kënaqur që të aksidentuarit nuk janë në rrezik për jetën dhe fatmirësisht aksidenti është pa pasoja të rënda.
Ndërkohë ditën e sotme ministri i shëndetësisë Petrit Vasili është përfshirë në një aksident rrugor pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një makinë tjetër me targa të Kosovës.