E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, zjarr në një fabrikë këpucësh nuk ka të lënduar

BERAT- Një zjarr i papritur ka rënë në një fabrikë këpucësh italo-shqiptare në hyrje të qytetit të Beratit. Zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në një nga kapanonet e kësaj fabrike, në momentin kur punëtorët ishin ende duke punuar.

Drejtuesit e Firmës italo-shqiptare “Mito by Katerina Firence”, kanë njoftuar repartin e zjarrëfikësve, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Për më shumë se 1 orë zjarrëfikësit kanë mundur të lokalizojnë zjarrin e të shuajnë flakët që kishin përfshirë të gjithë kapanonin.

Nga shpërthimi i zjarrit është djegur e gjithë linja e lyerjes dhe e tharjes së stampave të këpucëve e sandaleve që prodhoheshin në këtë fabrikë.

Burimet zyrtare të policisë dhe zjarrëfikësve, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, nuk kanë mundur ende të identifikojnë shkakun e vërtetë të zjarrit ndërkohë që konfirmohet se dëmi i shkaktuar në këtë fabrikë arrin në rreth 50 milion lekë.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›