E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Durrësit liron mashtruesin e kosovarëve

Avokati që i vjel kosovarët po del të jetë më i fortë se Gjykata. Me argumentin për "arrestim të paligjshëm", Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë avokatin Gramoz Lika, i cili u arrestua me datë 10 shtator për "korrupsion pasiv".

Avokati u vu në pranga nën akuzën e marrjes ryshfet të një sasie të konsiderueshme parash nga një shtetas i Kosovës, më qëllim lirimin e një të dënuari.

Pas përgjimit me metoda speciale nga ana e prokurorisë është bërë arrestimi i tij, gjatë kohës që ai po merrte para nga shtetasi kosovar Sabri Ukaj, me pretendimin se do të lironte nga burgu të afërmin e tij Bujar Uka, i dënuar për falsifikim dokumentesh.

Likaj u akuzua për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", si dhe për "korrupsion aktiv të gjyqësorit, mirëpo sipas rezultatit të hetimeve të prokurorisë, Lika, i ka premtuar kosovarit se kundrejt shumës prej 5 mijë euro ai do të mundësonte “rregullimin e çështjes”.

Në dijeni të kësaj situate, është vënë dhe policia e Durrësit e cila ka organizuar arrestimin e Gramoz Likës, për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit”.

Sipas burimeve të Indeksoline, në dorë të avokatit Gramoz Lika binin të gjithë ata kosovarë që pretendoin të ikin me dokumente të falsifikuara nepermjet portit të Durrsit për në Evropën perendimore.

Po sipas, burimeve, kur klandestinet kosovarë ziheshin më dokomente të falsifikuara, që kryesisht ishin pasaporta të Bullgarisë, nga qelia, ishte roja i burgut ai që ua propozonte klientevë si avokat Gramoz Liken. Indeksoline meson se avokati durrsak ua kërkontë së paku nga 4 mijë euro të arrestuarëve në mënyrë që ti lirojë ata. Ndryshe, pothuajse nuk ka javë që në portin e Durrësit nuk kapën kosovarë me pasaporta false të Bulgarisë. /Indeksoline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›