Zihen për një vajzë, theret një person

Një person i plagosur me thikë, është bilanci i një incidenti fizik të ndodhur mesnatën e së martës në Shkup.
Motivi i ngjarjes ka qenë një vajzë, ndërsa në të janë përfshirë disa persona.
Tre të rinj, nga njëra anë, dhe dy të tjerë, nga ana tjetër, janë konfrontuar fizikisht duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të dukshme në fytyrë dhe trup.
Njëri nga pjesëmarrësit në rrahje, me inicialet S.M (20), është therur me thikë.
Ai ndodhet i shtrirë në Qendrën Urgjente në Shkup. Policia ka nisur hetimin e rastit./Indeksonline/