E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Agani akuzohet se ka shkelur dy ligje dhe një rregullore

Ligji për Shqrbimin Civili të Republikës së Kosovës, Ligji për Procedurën Administrative dhe Rregullorja për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil, është pasqyra ligjore që nga kryetari I Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbikmin Civil, Bajram Ajeti, cilësohet të jetë shkelur nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, me rastin e emërimit të Arianit Jakupit në pozitën e udhtruesit të detyrës së kryeshefit të AKPM-së.

Ajeti këtë e bazon në përmbajtjen e këtyre dy ligjebe dhe të rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil, shkruan Koha Ditore.

Sipas tij, emërimi I Jakupit është në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, konkretisht nenit 30 të këtij ligji, i cili në paragrafin e dytë thotë:

“Në rast të mungesës së një sekretari të përgjithshëm apo pozicioni ekuivalent, ai/ajo do të zëvendësohet nga nëpunësi civil I rangut më të lartë në përputhje me rregullat e përcaktuara në Ligjin për procedurën administrative. Në bazë të këtij paragrafi zëvendësimi do të duhej bërë nga ndonjë drejtor I ndonjë departamenti”, ka thënë Ajeti.

Për Ajetin ky emërim është në kundërshtim edhe me Ligjin për Procedurën Administrative, konkretisht me paragrafin dy të nenit 25 të këtij ligji./Koha Ditore/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›