E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi në Shkup për zhbllokimin e kufirit

 Në Shkup sot pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë midis Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës për tejkalimin e krizës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi sot do të zhvilloje një vizite në Shkup, në tentim për të tejkaluar krizën tregtare dhe të lëvizjes së lirë midis dy vendeve. Por, në faqen zyrtare të Qeverisë maqedonase dhe agjencisë informative shtetërore nuk janë detaje mbi realizimin e kësaj vizite dhe agjendën e takimeve. Jozyrtarisht mësohet se Kuçi do të takohet me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski dhe ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini.

Kuçi do të vjen me propozime konkrete të miratuara edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për heqjen e embargos nga të dyja anët si dhe heqjen e taksës për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës, të aplikuar nga pala maqedonase.

Takimi i sotëm pritet t`i jap fund edhe bllokadës së vendosur nga transportuesit maqedonas në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Zëvendëskryeministri Kuçi një ditë para vizitës në Shkup, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Gruevski, duke e konsideruar si nacionalistin e fundit të mbetur në rajon./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›