E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ I vihet flaka banerit të PS për "non-gratat" në Rrëshen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi ditë më parë që Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake të merrnin masa për heqjen e posterva/banerave të partive politike nga rrugët e kryeqytetit, që kishin përmbajtje të ndaluar dhe nuk tregonin përkatësinë politike.

Sot, në Rrëshen banorët apo militantët e forcave politike i kanë vënë flakën një posteri të Partisë Socialiste, për ata që Edi Rama i quan "non-grata" dhe që nuk meritojnë me asnjë shans.

Siç shihet dhe nga pamjet, baneri i Partisë Socialiste në gjatësinë e Rrugës së Kombit, mbi një kodër pranë Rrëshenit është djegur. Ai është me të njëjtën pamje nga të dyja anët dhe në një krah është djegur imazhi i Berishës, kurse në tjetrin ai i Alibeajt dhe Këlliçit.

Baneri qe ju vu flaka ne Rreshen

Baneri qe ju vu flaka ne Rreshen

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›