Furgoni plot me emigrantë të paligjshëm, 56 vjeçari nga Durrësi prangoset në Bilisht
Gëzim Abdurahmani, një 56 vjeçar nga Durrësi, është arrestuar në kushtet e flagrancës në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", pranë fshatit Cangonj, pasi në furgonin që ai drejtonte u kapën 15 emigrantë të paligjshëm, të cilët ky shtetas po i ndihmonte të kalonin ilegalisht kufirin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 56-vjeçari do t'i transportonte emigrantët e paligjshëm, kundrejt pagesës, në kufirin me Kosovën, me qëllim që të kalonin ilegalisht në këtë shtet dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.
Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Midnight 9". Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Gëzim Abdurahmani, 56 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", pranë fshatit Cangonj, Devoll, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip furgon, u gjetën 15 emigrantë të paligjshëm.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 56-vjeçari do t'i transportonte emigrantët e paligjshëm, kundrejt pagesës, në kufirin me Kosovën, me qëllim që të kalonin ilegalisht në këtë shtet dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
