Gjykata e Gjorokastrës lë në qeli bashkëpronarin e shoqërisë së ndërtimit “ARTI” Shpk

Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës vendosi sot masën e sigurisë "arrest me burg” për bashkëpronarin e shoqërisë së ndërtimit “ARTI” sh.p.k, Aristotel Haxhi, i teti person që merr këtë masë, pas shembjes së pallatit pesëkatësh në këtë qytet, më 9 nëntor, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën disa të tjerë. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Pëllumb Vehbiu, pasi shqyrtoi për më se një orë dosjet penale në ngarkim të Haxhit. Burime zytare nga kjo gjykatë i thanë se ashtu si 7 personat e tjerë dhe Haxhi do të dërgohet në burgun e Bënçës (rreth 5 kilometra larg Tepelenës). Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati 5-katësh, i ngritur në një kodër në qytetin jugor, u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Për këtë arsye, pas ngjarjes tragjike u ndaluan 10 persona, zyrtarë të bashkisë së Gjirokastrës dhe firmës 'ARTI' sh.p.k, që po punonte për ndërtimin e godinës së re, mbi bazën e lejes së dhënë nga pushteti vendor. Dy prej të ndaluarëve, me vendim të gjykatës së rrethit, do të hetohen në gjendje të lirë....