Gjirokaster,arrest me burg bashkëpronarit të "Arti shpk"
GJIROKASTER- Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës vendosi sot masën e sigurisë "arrest me burg” për bashkëpronarin e shoqërisë së ndërtimit “Arti” sh.p.k, Aristotel Haxhi, i cili akuzohet si përgjegjës për shembjen e pallatit 5 katësh në këtë qytet. Nga ngjarje e 9 nëntorit gjetën vdekjen 3 persona ndërsa u plagosën disa të tjerë. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Pëllumb Vehbiu, pasi shqyrtoi për më se një orë dosjet penale në ngarkim të Haxhit. Ai është mes 8 persona të cilët po hetohen nën masën e arrestit burg mbi këtë ngjarje.
Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati 5-katësh, i ngritur në një kodër në qytetin jugor, u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Për këtë arsye, pas ngjarjes tragjike u ndaluan 10 persona, zyrtarë të bashkisë së Gjirokastrës dhe firmës 'ARTI' sh.p.k, që po punonte për ndërtimin e godinës së re, mbi bazën e lejes së dhënë nga pushteti vendor. Dy prej të ndaluarëve, me vendim të gjykatës së rrethit, do të hetohen në gjendje të lirë.
(s.g/BalkanWeb)