E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hages Rusia ka shkelur te drejtat e Mikhail Khodorkovsky

 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur që Rusia ka shkelur të drejtat e manjati të naftës, Mikhail Khodorkovsky, tashmë i burgosur nga drejtësia ruse.

Në vendimin e tyre unanim, gjyqtarët në Strasburg urdhëruan Rusinë që t’i paguajë atij një shumë prej 24.500 eurosh si kompensim.

Shtatë gjyqtarë evropianë e panë si shkelje edhe afatin e gjatë të mbajtjes nën hetim të miliarderit rus, Kodorkovsky.

Në lidhje me pretendimin e Khodorkovsky-t se dënimi i tij ishte i motivuar publikisht, gjykata e evropiane e te drejtave të njeriut tha se nuk janë paraqitur prova të pakundërshtueshme dhe se kjo pikë nuk mund të shqyrtohej.

Gjatë të premtes, Khodorkovsky paraqiti një ankesë për lirim me kusht, pasi ka kryer gjysmën e dënimit 13-vjeçar.

Mikhail Khodorkovsky u dënua me 13 vite heqje lirie nga gjykata e Moskës pasi u shpall fajtor për përvetësimin e miliarda eurove nga të ardhurat e naftës.

I akuzuar për evazion fiskal, Kodorkovski deri tani ka kryer 8 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›