Kosova rrezikon prishjen e marreveshjes me FMN-ne
Kosova rrezikon të prishë marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar për shkak të mos respektimit të kushteve. Kështu ka paralajmëruar ish-shefi i njësitit ekonomik të Zyrës Civile ndërkombëtare, Andrea Capusela, në të përditshmen britanike “The Guardian”.
Sipas tij, kjo do të jetë një ngjarje e rrallë, pasi qeveritë rrallë ndodh t’i shkelin përkushtimet e tyre ndaj FMN-së. Por qeveria e Kosovës mohon çfarëdo mundësie të prishjes së marrëveshjes me FMN-në, që do t’i sillte dëme të mëdha Kosovës si në aspektin material, po ashtu edhe në fushën e njohjeve të reja të pavarësisë.
“FMN do të dalë nesër me një qëndrim. Pastaj do të dalë me qëndrim edhe qeveria e Kosovës. Ajo çka mund të them është se jemi në marrëveshje me FMN-në dhe do ta vazhdojmë atë dhe jemi të kënaqur me bisedimet që kemi zhvilluar deri tani”-tha Hajredin Kuqi, Zv/Kryeministër i Kosovës.
Qeveria e Kosovës vitin e kaluar kishte arritur një marrëveshje me FMN-n për rritjen e pagave në sektorin publik deri në 8 për qind, por disa muaj më vonë e kishte shkelur atë duke rritur pagat e nëpunësve civil 50 për qind me gjithë kundërshtimin e këtij institucioni të rëndësishëm financiar ndërkombëtar, i cili e kishte paralajmëruar qysh atëherë për pasojat që do të ketë një vendim i tillë. Opozita thotë se ka ngritur me kohë shqetësimet për raportet e Kosovës me FMN.
“Pasoja pa dyshim se do të ketë për Kosovën. Ne veç kemi bërë një paralajmërim si LDK”-thotë Ismet Beqiri, Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.
Sipas ekspertëve të ekonomisë prishja e raporteve me FMN-në ndikon negativisht në të gjitha proceset integruese të vendit e po ashtu rrezikon edhe humbjen e 156 milionë eurove nga FMN-ja, Banka Botërore dhe Komisioni Europian, të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës në buxhetin e këtij viti.
Bul Salihu