Heroi enigmatik
Ai është një gjuajtës i panjohur. I paemër, një gjuajtës pa fytyrë, i cili goditi me një plumb njërin prej terroristëve më të njohur në botë.
Tani ka informacione dhe fillesa të një portreti që mund të ndahet në pjesë të bashkuara nga mbeturinat e grumbulluar pak nga pak nga zyrtarët e SHBA-së. Një trio e ish njësisë Navy SEAL - Eric Greitens, Richard Marcinko dhe Stew Smith — ndihmojnë për të mbushur ato zbrazëtira, duke marrë parasysh përvojën e tyre për të zhvilluar një lloj të kompozimit të një skice të një figure të pakapshme historike në kohërat moderne.
Ai hero mund të jetë diku në mes të moshës 26 deri në 33 vjeç, thotë Marcinko, themelues i njësive elite të “SEALs Team 6” — tani i njohur me nofkën DEVGRU – që për shumë kë besohet se ka udhëhequr sulmin kundër Bin Ladenit në Abbottabad të Pakistanit. Ai është tamam i pjekur, ka kohë të mjaftueshme që të bëjë një rrethojë, të thurë një test ekstra me ushtrime që kërkohet për t’ju bashkuar një njësie elite kundër terrorizmit, i ri tamam për të përballuar me masat e rrepta për dënimin e trupit që zbatohet në këtë punë. Një gjuajtës është një burrë, sepse është e sigurt të thuhet se nuk ka gra në SEAL. Ka edhe një mundësi të mirë sepse ai është i bardhë, edhe pse SEAL kanë treguar afinitet për të rritur numrin e minoriteteve në njësitë e tyre, por Marcinko dhe Smith thonë se ushtari është “një mendimtar pozitiv” i cili “futet në talashe edhe atëherë kur nuk sfidohet”, kurse Marcinko dyshon që njeriu që e qëlloi terroristin “tani është në pushime duke e relaksuar trurin dhe trupin e tij”.
Ai ndoshta mund të jetë një atlet i shkollës së mesme apo kolegjit, thotë Smith, një mësues i ushtrimeve fizike që kombinon, fuqinë, shpejtësinë dhe shkathtësinë e një luftëtari. “Ata e quajnë vetveten ‘sportist taktik’”, thotë Smith, i cili mëson shumë anëtarë të SEAL që njihen ndryshe edhe me emrin “Heronjtë e së ardhmes” dhe ushtrohen në një program të veçantë ushtarak në Severna Park. “Kjo punë po bëhet gjithnjë e më shumë shkencore”.
Marcinko flet më shumë në terma konvencional.
“Ushtari shkëputet nga realiteti”, thotë autori i librit më të shitur autobiografik ushtarak “Rogue Warrior” (Luftëtari mashtrues). “Ai ka një fuqi të madhe fizike dhe trup të shëndoshë. Bart armë të gjatë. Ka bel të hollë. Stomak me muskuj”.
Në këtë pikë Greitens shmanget paksa. “Nuk mund të supozojmë aftësitë e tyre fizike”, thotë ky autor i një tjetër i librit “The Heart and the Fist: The Education of a Humanitarian, the Making of a Navy SEAL” (Zemra dhe dora: Edukimi e një humanisti, bërja e një Navy SEAL). Ka Seal që është dy metra i gjatë por kemi edhe më të vegjël, thotë Greitens. Në grupin e tij të trajnimit, shton ai, ka pasur edhe student kolegji nga futbolli të cilët nuk kanë mundur të durojnë: ata të cilët kanë mbijetuar kanë qenë burrat që kanë pasur edhe formë të shëndoshë, por edhe ata të cilët kanë pasur dëshirë që të përfshihen në këtë mision, pavarësisht pasojave.
Një gjuajtës ndoshta nuk mund të jetë krejtësisht i pastër, apo i rruar ashtu sikurse besohet se janë shumica e forcave luftarake amerikane. “Ai mund të këtë mjekër, dukje të keqe, sikurse disa lypës të rrugëve”, supozon Marcinko. “Nuk ka rregulla në këtë gjë”, tregon Marcinko “rreth standardëve të nxënësve të tij”.
Duart e tij janë të pashpirta, thotë Smith, apo vetëm duken të “ashpra”, plotëson Marcinko. “Ai mund të jetë i dobët diku”, thotë Marcinko, duke përdor stenografinë e betejës për “fragmente” të plumbave dhe mjeteve eksploduese. Kjo nuk mund të jetë aventura e parë e një gjuajtësi. Marcinko vlerëson se ai mund të këtë bërë një apo disa lloje të pozicionimeve kur ka mbetur pa granata duke improvizuar kështu mjete eksploduese me plumba apo gjërat e tjera.
Mundësia më e mirë është që të vazhdosh të qëllosh. Smith, i cili ka shërbyer në SEAL nga vitit 1991 deri me 1999, është bashkuar së fundi me pesë anëtarët e Navy SEAL, më të cilët ka shërbyar dhe me disa ai është trajnuar. “Ata janë përgjegjës për vdekjen e më shumë se 250 terroristëve”, tha Smith. “Ata e dinë numrin e saktë të tyre”.
Megjithatë, ata kanë qenë terroristë dhe mbeten TERROIST. Bin Laden i takon kësaj kategorie të fundit. Është vështirë ta imagjinoni dikë që nuk dëshiron t’i marrë meritat për një vrasje kaq të madhe. Tani shpalosja e identitetit të SEAL mund të bëj që simpatizuesit e Al-Qaedës t’i godasin ata dhe kështu do t’i bënte gjërat e pamundura për ta që të marrin pjesë në ndonjë mision tjetër sekret në të ardhmen.
Identiteti i lojtarëve kryesorë në luftën kundër terrorizimit do të mbetet anonim. Askush nuk i ka identifikuar trupat amerikane që ja vënë prangat diktatorit të Irakut Saddam Hussein apo i ka dhënë emrat pilotëve që hodhën bomba dhe mbytën Abu Musab al-Zarqawi, kreut të al-Qaeda’s në Irak. Kohërat kanë ndryshuar. Një kohë tjetër e bërjes së historisë ushtarake shpesh hedhet në dritë në publik – siç ishte historia e Paul Tibbets, pilotit nga Enola Gay që hodhi bombën atomike mbi Hiroshima, që nuk ishte një gjë misterioze. Por, kjo është një lloj tjetër i luftës – një lloj konflikti i pandërprerë dhe amorf – ku njëri nuk duket se mund të firmos me tjetrin një deklaratë paqeje. Po ashtu duket se eprori i gjuajtësit e parandalon atë që të tregojë identitetin e tij.
“Kjo mund të duket sikurse një ndeshje në Super Bowl apo dikush që merr çmimin Oskar në një rast”, supozon Marcinko gjuajtësin që e goditi bin Laden. “Kjo mbetet sukses në mes shokësh”. Shumë ushtarak të SEAL e konsiderojnë vetën “ushtarak të thjeshtë”, thotë Greitens.
Mirëpo, kolegët e grupit e dinë shumë mirë identitetin e gjuajtësit. Por, për momentin ai mund të jetë në një dhomë i vetëm dhe i siguruar mirë.
“Ata e konsiderojnë si më të fortin”, thotë Marcinko. “Kështu është, nëse ai rrezikohet në do të jemi aty për 20 minuta në vend që të jemi për 40”. Smith mund të parashikoj shokët e gjuajtësit duke folur për mënyrën dhe vendin ku e ka goditur. Por, në kulturën e SEAL nuk duket se ai dëshiron të kthehet. Ai do të kthehet, thotë Marcinko, me një gjë të ngjashme. “Biseda është e lirë. E kam bërë këtë. Madje kam lënë shenja edhe në zall në ndonjë betejë”.
Sigurisht ka shumë çmime dhe nder për të, por kjo është private. Por gjuajtësi gjithmonë kërkon momente të paqes, një mënyrë për ta larguar vetveten nga presioni i një kuzhinieri. “Këta djem një ditë mund të vrasin në një kënd tjetër të botës dhe pastaj të kositin barë në kopshtin e tyre 24 orë më vonë”, tha Smith.
Por kjo mundësi është e para pasi që kjo nuk do të thotë se ata nuk do të kthehen përsëri në aksion dhe të ngritin adrenalinën kur kërkohet. “Ai vazhdon misionin e tij”, tregon Marcinko. “Ai dëshiron që të tregoj se nuk është një njeri që e le në baltë popullin”. Ai do të mendoj: “Lërmëni të tregoj se unë e di çfarë bëj”. Kur helikopteri i fundit është i gatshëm të largohet, Greitens thotë se “gjuajtësi i panjohur do të “jetë ndoshta i pari që pas disa orëve në rrugë do t’ju thotë ‘tung’”. (Washington Post)