E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës dënon Greqinë për veton ndaj Shkupit

HAGE - Me 15 vota pro dhe një kundër Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, pranoi aplikimin e Maqedonisë kundër Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Ndërmjetme, me kundërshtimin e Athinës në Samitin e NATO-s në Bukuresht në prill 2008, për integrimin e Shkupit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. 

Sipas vendimit të gjykatës, Greqia ka shkelur nenin 11, paragrafin 1 të Marrëveshjes së Përkohshme. 

Në bazë të vendimit, Maqedonia ka të drejtë të vendosë kandidaturën e saj në organizatat, ku anëtarët janë të zgjedhur me votim.

Çështja pritet të shkaktojë zhvillime politike dhe diplomatike, ndër të cilat një thirrje të këshillit të liderëve politikë. 
 
Kjo cështje u diskutua mes Kryeministrit dhe Jorgos Papandreut të premten dhe pritet të ketë një takim të Papadhimos me kreun e opozitës së djathtë Antonis Samaras.

Ndërkohë kryeministri grek Papadhimos ka në tryezën e tij një letër ende pa përgjigje, dërguar nga homologu maqedonas Gruevski, i cili i kërkon ndihmë Athinës ne negociatat për integrimin e vendit të tij në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›