E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet Buxheti, PS: Hiqni TVSH. Bode: Doni "republikë bananesh"

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë nisi sot paradite ora 10:00 seancen plenare qe parashikon shqyrtimin nen për nen të projektbuxhetit të shtetit 2012. Opozita, ashtu siç veproi edhe me votimin në parim në Kuvend, është deklaruar kundër. Sipas tyre, drafti nuk është realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit, mbi tavanin e vendosur prej 60 % të PBB-së. 

MIRATOHET VETEM ME VOTAT E MAZHORANCES PR/BUXHETI
Ora 11:40- Kuvendi miratoi me 71 votat e mazhorancës në tërësi buxhetin 2012. 50 deputetë te opozitës votuan kundër.

BODE: OPOZITA DO TA KTHEJË VENDIN TEK REPUBLIKA E BANANEVE
Ora 11:26- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Financave Ridvan Bode, i quajti propozimet e opozitës të pabaza dhe se deputetët e saj kanë etje për të bërë demagogji.

Bode tha se opozita dëshiron ta kthejë Shqipërinë aty ku e la në vitin 2005. “Doni ta ktheni Shqipërinë në republikën e bananeve. Jetoni me shëmbëlltyrën e modelit të shkateërrimit të fermerëve shqiptare. Doni përsëri pushtetin e korrupsionit, të kontrabandës..” akuzoi Bode.

Sipas tij, “TVSH e ilaçeve nuk ka shtrenjtuar ilacet, por ka stopuar rritjen e cmimit.
“Ju doni atë sistem ku çmimi i ilaçeve në tregun shqiptar ishte 6 herë me i lartë se në Suedi apo gjernmani. Por sistemi jonë është sistem rimbursimi”, tha Bode.

Bode kundërshtoi edhe propozimin për heqjen e TVSH së enërgjisë. Heqja e TVSH së energjisë elektrike, është përrallë që edhe ju se kuptoni, heqja e saj nuk të thotë që ulet cimimi. Taksimi progresiv që ju propozoni, do të thotë që ju kërkoni ta ktheni vendin aty ku e latë ju, doni të hapni tregun e evazionit”, komentoi Bode.

TOCI: INTELEKTUALET KANE 3 VJET QE KERKOJNE HEQJEN E TVSH PER LIBRIN
Ora 11:20-Socialisti Fatmir Toci deklaroi sot ne Kuvend se intelektualet kane 3 vjet qe kerkojne heqjen e tvsh se librit dhe kjo kerkese nuk eshte marre aspak parasysh nga qeveria.

AHMETAJ: KEMI 2 PROPOZIME
Ora 11:00-Deputeti socialst Arben Ahmetaj deklaroi se PS ka dy propozime që duhet të merren parasysh dhe të zbatohen pasi do të sillnin përfitime për shqiptarët dhe nuk do të ndjenin krizën që i kërcënon përditë. “Të ulet tvsh për konsumatorët nga 20% në 6%. Arsyeja që ne kemi marrë këtë iniciativë është ulja sadopak e kostos së jetës së shqiptarëve. Të rishihet tatimi i vlerës së shtuar mbi pagat. Kjo pagë të tatohet më pak dhe tu kthejmë lekët shqiptarëve që llogariten rreth 300 dollarë në vit dhe nuk janë pak”.

KODHELI: TË HIQET TVSH
Ora 10:45-Deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaroi se përballë realitetit shqiptar buxheti nuk është realist sic e paraqet qeveria.
“Monopolet vazhdojnë të mbizotërojnë në treg, cmimet e shtrenjtuara, kriza ka prekur cdo familje që vijon të taksohet rëndë. Cmimi i energjisë, cmimi i ilaceve janë të papërballueshme”. Kodheli propozon në emër të PS heqjen e tvsh për ilacet, librit ndërsa kërkoi që personat me të ardhura të pakta të paguajnë me pak taksa.

1 MINUTE HESHTJE NE NDERIM TE SABRI GODOS
Ora 10:30-Kuvendi mban nje minute heshtje në respekt të figurës së Sabri Godos, deputet në 2 legjislacione të Kuvendit. Propozimi u bë nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

MIRATIMI NE PARIM
Pas miratimit në parim në parlament me votat e shumicës, në seancën e 25 nëntorit, gjatë kësaj jave draft/buxheti i ri u shqyrtua nen për nen në komisionet parlamentare.

Të shtunën, komisioni parlamentar i Ekonomisë, në cilësinë e komisionit përgjegjës, miratoi nen për nen vetëm me votat e maxhorancës ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit, të cilin ia përcolli për miratim seancës të së hënës.

Buxheti i ri parashikon që totali i të ardhurave që do të mblidhen për vitin 2012 të shënojë një rritje prej 8 %, ose 356 miliardë lekë, me një rendiment fiskal prej 25.5 % të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliardë lekë. Të ardhurat nga fondet speciale do të kenë një ritëm rritje me 5.6 % . Shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohet të jenë në parametrat që të mundësojnë një defiçit jo më shumë se 3 %, ose 397 miliardë lekë, që përbëjnë 28.5 % e PBB-së.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka bërë të ditur se objektivat që do të përmbushë buxheti i shtetit i vitit 2012 do vazhdojnë të jenë ruajtja e stabilitetit makroekonomik, por për të mbajtur lart kërkesën e brendshme do të vijohet me rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe mbështetjen me rreth 5 % e PBB-së të investimeve publike.

Opozita, ashtu siç veproi edhe me votimin në parim në Kuvend, është deklaruar kundër. Sipas tyre, drafti nuk është realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit, mbi tavanin e vendosur prej 60 % të PBB-së.

(da.bo/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvendi, një minutë heshtje në nderim të Sabri Godos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›