Jemini me sy të enjtur: Kafshët hynë në fushë...
LAC- Gjyqtari Lorenc Jemini nuk ka dashur ta komentojë shumë situatën e djeshme në Laç. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, gjyqtari tha se gjithçka ishte e pashpjegueshme. "Nuk e mora vesh arsyen tamam, - tha ai, duke treguar dhimbjen për syrin. - Unë i rashë bilbilit për të përfunduar ndeshjen dhe në ato momente kafshët e pyllit hynë në fushë për të më qëlluar. Ia arritën qëllimit, sepse më goditën, por nuk dua ta komentoj më tej. Që në momentin që na shajnë, ne jemi të dhunuar, jo më kur situata shkon kështu", shtoi gjyqtari ndërkombëtar. Lorenc Jemini është nga ata gjyqtarë që çohen gjithnjë ku ka ndeshje të vështira dhe ajo e djeshmja ishte një e tillë, duke parë edhe rivalitetin mes dy klubeve.
Megjithatë, reagimi i Laçit ka qenë vërtet shokues. Në këtë fushë, incidentet kanë qenë të pakta në dy vitet e fundit, ndërkohë që dje, në sherr u përfshinë të gjithë, duke nisur nga drejtuesit e klubit e deri te tifozët, që invaduan fushën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)