Kuvend, pr/Buxheti 2012-të sot shqyrtimi nen për nen
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë nisi sot paradite ora 10:00 seancen plenare qe parashikon shqyrtimin nen për nen të projektbuxhetit të shtetit 2012. Opozita, ashtu siç veproi edhe me votimin në parim në Kuvend, është deklaruar kundër. Sipas tyre, drafti nuk është realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit, mbi tavanin e vendosur prej 60 % të PBB-së.
KODHELI: TË HIQET TVSH
Ora 10:45-Deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaroi se përballë realitetit shqiptar buxheti nuk është realist sic e paraqet qeveria.
“Monopolet vazhdojnë të mbizotërojnë në treg, cmimet e shtrenjtuara, kriza ka prekur cdo familje që vijon të taksohet rëndë. Cmimi i energjisë, cmimi i ilaceve janë të papërballueshme”. Kodheli propozon në emër të PS heqjen e tvsh për ilacet, librit ndërsa kërkoi që personat me të ardhura të pakta të paguajnë me pak taksa.
1 MINUTE HESHTJE NE NDERIM TE SABRI GODOS
Ora 10:30-Kuvendi mban nje minute heshtje në respekt të figurës së Sabri Godos, deputet në 2 legjislacione të Kuvendit. Propozimi u bë nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
MIRATIMI NE PARIM
Pas miratimit në parim në parlament me votat e shumicës, në seancën e 25 nëntorit, gjatë kësaj jave draft/buxheti i ri u shqyrtua nen për nen në komisionet parlamentare.
Të shtunën, komisioni parlamentar i Ekonomisë, në cilësinë e komisionit përgjegjës, miratoi nen për nen vetëm me votat e maxhorancës ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit, të cilin ia përcolli për miratim seancës të së hënës.
Buxheti i ri parashikon që totali i të ardhurave që do të mblidhen për vitin 2012 të shënojë një rritje prej 8 %, ose 356 miliardë lekë, me një rendiment fiskal prej 25.5 % të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliardë lekë. Të ardhurat nga fondet speciale do të kenë një ritëm rritje me 5.6 % . Shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohet të jenë në parametrat që të mundësojnë një defiçit jo më shumë se 3 %, ose 397 miliardë lekë, që përbëjnë 28.5 % e PBB-së.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka bërë të ditur se objektivat që do të përmbushë buxheti i shtetit i vitit 2012 do vazhdojnë të jenë ruajtja e stabilitetit makroekonomik, por për të mbajtur lart kërkesën e brendshme do të vijohet me rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe mbështetjen me rreth 5 % e PBB-së të investimeve publike.
Opozita, ashtu siç veproi edhe me votimin në parim në Kuvend, është deklaruar kundër. Sipas tyre, drafti nuk është realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit, mbi tavanin e vendosur prej 60 % të PBB-së.
(d.b/BalkanWeb)