E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës hedh poshtë kërkesën e Karaxhiçit

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte hodhi poshtë një mocion të paraqitur nga ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç, i cili sfidon legjitimitetin e gjykatës.
Në vendimin e sotëm, gjykata tha se mocioni i Karaxhiçit është i pabazë. Gjykata i rekomandoi të pandehurit të përqendrohet tek përgatitjet për mbrojtje. Radovan Karaxhiçi i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij. Ai ka bojkotuar hapjen e procesit dhe ka kundërshtuar caktimin e një avokati mbrojtës për të në këtë proces.
Mbi të pandehurin Karaxhiç rëndojnë akuza për genocid e krime kundër njerëzimit në lidhje me konfliktin e viteve 90 në Bosnje-Hercegovinë, për të cilat ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Gjyqi i tij në Hagë do të rifillojë në mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›