E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës refuzon kërkesën e Haradinaj për lirim të përkohshëm

Tribunali i Hagës ka refuzuar kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim të përkohshëm gjatë pushimit dimëror të Gjykatës, me arsyetimin se mund të cënojë proçesin e rigjykimit të pjesshëm.
 

Në kërkesën e mbrojtjes thuhej se Haradinaj kërkon pushim të përkohshëm nga 16 dhjetori deri më 8 janar 2012-të, sipas kushteve të propozuara dhe urdhërave të Dhomës së Gjykatës. Avokatët e kanë arsyetuar kërkesën me faktin se të gjithë dëshmitarët që kanë dashur të dëshmojnë në rigjykim e kanë bërë dhe kanë përfunduar dëshminë e tyre dhe se arsyeja për të refuzuar lirimin e përkohshëm të Haradinaj nuk ekziston më.
 

Avokatët po ashtu e kanë siguruar gjykatën se gjatë lirimit të përkohshëm Haradinaj do të qëndrojë vetëm në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe nuk do të bëjë asnjë deklaratë publike dhe as nuk do të përfshihet në ndonjë aktivitetet politik publik.
 

Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt, njëherësh lider aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shtyrë deri më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, kur pritet të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›