Formohet lëvizja Alternativa Civile:"Mos thuaj `duhet bërë`, por bëj edhe ti diçka"
U promovua të enjten në Tiranë lëvizja më e re shoqërore, Alternativa Civile. Me moton "Mos thuaj `duhet bërë`, por bëj edhe ti diçka", Alternativa Civile, ka për qëllim prodhimin e nismave dhe ideve, në shërbim të përmirësimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Nisma e parë, që ky organizëm propozoi, ishte që drejtuesit e arsimit dhe ato të shkollave të zgjidhen me votë nga komuniteti i mësuesve.
Kjo nismë do të bëhet objekt diskutimi me komunitetin e mësuesve dhe më pas drafti final do t`i paraqitet Ministrisë së Arsimit dhe grupit parlamentar për arsimin.
Në këtë takim u publikua edhe programi i kësaj lëvizjeje, në të cilën përfshihet edhe nisma ligjore për kufizimin e numërit të mandateve të të zgjedhurve vendorë.