Isaacson Kyci per novacionin kombinimi i imagjinates me teknologjine

Walter Isaacson autor i nje biografie te suksesshme per Steve Jobs-in thote se kyci per novacionin ne shekullin e 21 eshte kombinimi i kreativitetit dhe imagjinates me teknologjine e fuqishme. Zoti Isaacson eshte Kryetar i Bordit te Transmetimeve ku perfshihet edhe Zeri i Amerikes. Ai ka qene president i CNN-it dhe drejtor menaxhues i revistes Time. Ai eshte i njohur edhe si autor i biografive te disa njerezve te shquar. Libri i tij i fundit Steve Jobs eshte ne listen e librave me te shitur ne Shtetet e Bashkuara.
Zeri i Amerikes Zoti Isaacson cfare keni mesuar nga Steve Jobs qe mendoni se eshte e rendesishme dhe qe mund te ndikoje mbi te ardhmen e botes
Walter Isaacson Mendoj se kyci per novacionin ne shekullin e 21 eshte ajo qe beri Steve Jobs. Pra te kombinosh kreativitetin imagjinaten artin dhe dizenjon me teknologjine dhe inxhinjerine e fuqishme. Ai thoshte se deshironte te ishte pikerisht ne ate kryqezim sic thoshte ai pra ne mes te shkencave humanitare dhe atyre ekzakte. Kjo do te ishte nje vlere e shtuar ne ditet tona. Tani qe ne kemi teknogjine dixhitale ceshtja eshte se si te jemi krijues si ta kthejme ate ne art ne dicka te bukur. Kjo mendoj se ishte e reja qe solli Steve Jobs.
Zeri i Amerikes Ju keni shkruar per jeten e njerezve qe kane patur ndikim ne bote shpikes apo novatore te medhenj. fare mendoni se mund te mesojme nga arritjet dhe deshtimet e ketyre njerezve qe mund te na sherbeje per te sjelle ndryshime ne te ardhmen
Walter Isaacson Mund te nxjerrim dy mesime. Njeri eshte ajo qe thoshte Steve Jobs Te mendojme ndryshe. Po te marresh Anjshtajnin ai nuk ishte fizikani me i madh ne vitin 1905. Por ishte ne gjendje te mendonte ndryshe. Pra nese shpejtesia e drites eshte konstante ndoshta kjo do te thote se koha eshte relative dhe varet nga gjendja e levizjes. Ishte dicka e komplikuar por kjo erdhi si rrjedhoje e te menduarit ndryshe. Ne fakt ka shume njerez qe mund te thone edhe une jam si Steve Jobs sepse mendoj ndryshe mendoj jashte kornizes. Mesimi qe duhet nxjerre ketu eshte ne fillim duhet te mesosh mire ate qe eshte brenda kornizes para se te dalesh prej saj.
Zeri i Amerikes fare do te keshillonit qe njerezit te kene kujdes per ta shmangur
Walter Isaacson Steve Jobs ishte njeri mjaft i rrepte dhe kerkues si menaxher. Prandaj njerezit me pyesin shpesh mendoni se shefat duhet te jene keshtu kaq te ashper Dhe une u them Jo. Kjo eshte biografia e nje njeriu te caktuar nuk eshte nje manual se si duhet vepruar per te ndertuar nje kompani. Prandaj duhet mesuar nga te gjithe tipat e njerezve. Benjamin Franklin ishte njeri mjaft i dashur. Ai i bashkonte njerezit. Steve ishte paksa i vrazhde dhe i paduruar por ai kishte ndjeshmeri artistike. Pra ne marrim anet me te mira te njerezve.
Zeri i Amerikes Po sikur tu jepnit nje keshille njerezve ne vende te ndryshme te botes a do te ishte e ndryshme keshilla juaj
Walter Isaacson Mendoj se do te ishte e njejta. Kreativiteti vjen kur ke nje kombinim ndikimesh te ndryshme. Ne kete epoke globalizimi kur njerezit komunikojne kaq shume me njeri-tjetrin njeriu behet me krijues. Prandaj mendoj se pavaresisht se ku jeton njeriu duhet te mesoje te jete i hapur ndaj ideve ngado qe te vijne. Pikerisht per kete aresye interneti dhe komunikimi dixhital jane kaq te pelqyer sepse njerezit mund te komunikojne idete e tyre ne te gjithe boten dhe kjo nxit kreativitetin.
Zeri i Amerikes Nje pyetje qe na vjen nga shikuesit per ju si autori i biografise se Steve Jobs-it. Nese Steve Jobs do te kishte jetuar jashte Shteteve te Bashkuara ose do te kishte qene nga nje brez i pare imigrantesh a do te kishte qene ai kaq i suksesshem
Walter Isaacson Me siguri qe po. Kemi shembuj per kete si Sergej Brinn Larry Page dhe shume njerez te tjere qe kane lindur jashte Amerikes ose qe kane imigruar ketu apo i perkasin brezit te pare te imigranteve. Statistikat tregojne se nje e treta e kompanive te suksesshme ne Shtetet e Bashkuara keto 20 vjetet e fundit jane themeluar nga njerez qe kane imigruar ketu ose qe kane qene nga familje imigrantesh. Ne Silicon Valley te gjitha kompanite si Yahoo Google apo e-bay jane po ashtu te tilla. Madje ne ketu ne Shtetet e Bashkuara duhet te tregohemi sa me te hapur per ti bere njerezit nga vende te tjera qe ta ndjejne se ata mund te vijne ketu te edukohen ketu. Ndonjehere ne harrojme se sa i rendesishem eshte imigracioni nga ana tjeter edhe jashte ka njerez qe thone se Amerika nuk eshte aq miqesore sa me pare ndaj imigranteve.