E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni në KE, Islami i përjashtuar por pjesë e opozitës

Çregjistrimi i Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, për shkak të përfaqësisë së tij në Këshillin e Europës.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi kërkoi barazi të subjekteve politike në Këshillin e Europës, e cila është kundërshtuar nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, duke u shprehur se kjo barazi ekziston.
 

Kështu pavarësisht kundërshtisë së opozitës për këtë çështje Parlamenti votoi përfaqësinë parlamentare të Këshillit të Europës.
Vetëm dy ditë më parë grupi parlamentar socialist çregjistroi deputetin Kastriot Islami nga radhët e tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›