E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP, gjobit 14 zyrtarë të lartë për mosdeklarim pasurie

TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur 14 zyrtarë të niveleve të ndryshme për mosdeklarim në afat të pasurisë, si edhe për shkelje të rregullave të deklarimit të interesave private.

Inspektorati i Lartë, ka aplikuar masën administrative me gjobë deri ne 25 mijë lekë të rinj për 12 zyrtarë, të cilët nuk kanë respektuar afatet e përcaktuara në ligj për plotësimin e deklaratës.Ndërkohë ILDKP ka aplikuar masë me gjobë deri në 10 mijë lekë për dy kryetarë komunash atij të Sinaballaj dhe Balldresë pasi ka evidentuar shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë.

Ndër zyrtarët e gjobitur janë kryesisht ish përmbarues të Tiranës, Vlorës, Shkodrës, dy ish ambasadorë si dhe ish doganierë.

LISTA E ZYRTARËVE TË GJOBITUR
1. Mexhi Salliu Kryetar, Komuna Sinaballaj 10.000 lekë
2. Gjek Cali Kryetar, Komuna Balldre 10.000 lekë
Për vonesa në deklarim, pa arsye ligjore
(Neni 41/1/c, ligj nr.9367, dt.7.4.2005)
1. Julian Ahmeti Ish-Përmbarues, Tiranë 25.000 lekë
2. Laureta Bejkosala Ish-Regjistruese, ZRPP Vlorë 25.000 lekë
3. Ermira Mhilli Ish-Përmbaruese, Shkodër 25.000 lekë
4. Qazim Tepshi Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme 25.000 lekë
5. Martin Tusha Ish-Përmbarues, Pukë 25.000 lekë
6. Ani Dasho Ish-Dr. i Përgjithshëm, Min.Financave 25.000 lekë
7. Mehmet Çërraga Ish-Përmbarues, Elbasan 25.000 lekë
8. Aida Seseri Ish-Drejtoreshë, MPPTT 25.000 lekë
9. Sami Vrapi Ish-Doganier, Tiranë 25.000 lekë
10. Eugen Hoxha Ish-Doganier, Bllatë 25.000 lekë
11. Ilirjan Beqiraj Ish-Doganier, Kakavijë 25.000 lekë
12. Aleksandër Sallabanda Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme 25.000 Lekë

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›