Apeli i Ambasadorëve: Në 8 Maj zgjedhje më të mira se të kaluarat
ELBASAN- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, deklaroi sot nga qyteti i Elbasanit se zgjedhjet e 8 Majit duhet të jenë më të mira se ato të kaluarat duke i kërkuar partive politike t’i japin popullit shqiptar zgjedhjet që meritojnë.
“Ajo që vendi meriton janë zgjedhjet, jo domosdoshmërisht mund të jenë të përsosura, por të jenë më të mira se zgjedhjet e kaluara. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Shqipërinë, për të ardhmen e Shqipërisë, dhe populli shqiptar e meriton që të ketë një zgjedhje për të bërë. Është detyrimi dhe përgjegjësia e partive që të mund ti japin popullit shqiptar një mundësi zgjedhjeje”,- tha Arvizu.
Ambasadori i SHBA-ve i bëri këto deklarata pas ceremonisë së fillimit të zbatimit të projektit të NATO-s për çmilitarizimin e municioneve të tepërta dhe përurimin e linjës së re për demontimin e municioneve të artilerisë 75-152 mm në uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave për zgjedhjet e 8 Majit, Arvizu shtoi “Është detyrim i qeverisë që të bashkëpunojë me KQZ-në dhe të sigurohen që këto zgjedhje të jenë më të mirat që janë organizuar ndonjëherë në këtë vend”.
Ndërsa Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Wollfarth, në një prononcim për shtypin pas vizitës në qëndrën komunitare rome në qytetin e Elbasanit tha se "sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Thirrja ime për to është të marrin pjesë në zgjedhje".
Ambasadori Wollfarth nënvizoi gjithashtu se të gjitha partitë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të regjistrohen në KQZ sipas afateve të përcaktuara. Ai bëri të ditur se në këto zgjedhje do të ketë një grup vëzhgimi nga ODIHR, i cili do të vëzhgojë respektimin e shtetit të së drejtës.
(m.a/BalkanWeb)