Gjykata e Larte Jo ekstradimit te Rrapos
Kolegji Penal i Gjykates se Larte prishi te dy vendimet e meparshme te Gjykates se Faktit dhe Apelit qe ishin shprehur pro ekstradimit te Rrapos ne SHBA. Pasi deklaroi prishjen e vendimeve te Shkalles se Pare dhe te Apelit Gjykata e Larte e ktheu ceshtjen per rigjykim ne Gjykaten e Tiranes. Vendimi u shpall dje nga kryesuesi i Kolegjit Penal gjyqtari Besnik Ymeri. Sipas vendimit
kerkesa e drejtesise amerikane per ekstradimin e Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku ai akuzohet per nje sere veprash te renda penale duhet te rigjykohet ne Shkallen e Pare me nje trupe te re gjyqesore. Gjykata beri te ditur dje vetem dispozitivin e vendimit nderkohe qe ende nuk dihet arsyetimi i tij.
SEANCA
Almir Rrapo ndodhej pertej oqeanit Atlantik dje kur Gjykata e Larte ne Tirane mori ne shqyrtim ligjshmerine e vendimeve gjyqesore qe i hapen rruge ekstradimit te tij ne SHBA. Perfaqesuesi i akuzes ne seance i kerkoi Kolegjit Penal lenien ne fuqi te vendimeve te Shkalles se Pare dhe te Apelit pro dorezimit te Rrapos tek drejtesia amerikane. Edhe dje debati u zhvillua rreth garancise qe Almir Rrapo nuk do te denohet me vdekje ne SHBA. Ne dosje si ne ate te Gjykates se Shkalles se Pare ashtu edhe ne ate te Apelit nuk ka te administruar garanci jete per Almir Rrapon u shpreh njeri nga anetaret e Kolegjit duke iu drejtuar prokurorit. Nga ana e tij prokurori pohoi se ne keto dy dosje nuk ekzistonte nje dokument i tille. Ne vijim prokurori u shpreh se garancia ishte dorezuar nga Ambasada Amerikane ne Tirane pas shpalljes se vendimit te Apelit per ekstradimin e Almir Rrapos. Letra e atashuar nga Prokuroria e Pergjithshme eshte nje fotokopje e legalizuar nga prokuroria pra jo origjinale. Me duket e cuditshme u shpreh nje nga anetaret e peseshes se Gjykates se Larte. Ndersa perfaqesuesi ligjor i Almir Rrapos avokati Ardian Visha i kerkoi dje gjykates rrezimin e vendimeve te dy shkalleve te para te gjyqesorit per ekstradimin e klientit te tij. Mbrojtesi Visha u meshoi argumenteve se ne materialet e sjella nga autoritetet amerikane nuk ekziston asnje prove fajesie per ish-punonjesin e Ministrise se Jashtme. Ne dosje ndodhet vetem nje relacion mbi ngjarjen per te cilen akuzohet Almir Rrapo u shpreh avokati Visha. Njekohesisht ai paraqiti para Kolegjit Penal edhe korrespondencen e tij me Gjykaten e Strasburgut e cila pati pezulluar perkohesisht ekstradimin e Rrapos.
Armand Bajrami