E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO zhvillim historik ne shekullin e xxi

/ /

NgaQEMAL LAME

Perfundimet e arritura ne mbledhjen e NATO-s ne Lisbone me 19 dhe 21 nentor 2010 dhe angazhimet e marra nga politikanet 28 kryetare te shteteve anetare te NATO-s dhe Presidenti i Rusise Medvedjev perbejne nje arritje historike per te ardhmen e aleances dhe bashkepunimit me Rusine ne shekullin e XXI. Obama vleresoi arritjet brilante te marredhenieve te Nato-s dhe vuri theksin te roli i kesaj aleance ushtarake si me te suksesshmen ne historine njerezore. Kancelarja e Gjermanise Merkel ishte e mendimit se Frontet e Luftes se Ftohte do te braktisen perfundimisht. Presidenti i Rusise Medvedjev u shpreh per nje perfundim historik.
Vleresimet pozitive tregojne per besimin e krijuar ne te ardhmen duke permiresuar marredheniet e rena shume poshte midis Nato-s dhe Rusise sidomos me perpjekjet per te kaluar kohen e akullt te perjetuar pas Luftes ne Gjeorgji para dy vjeteve. Ne qender te marreveshjeve ne Lisbone eshte percaktimi i kritereve per avancimin me planin e vendosjes se raketave mbrojtese te Nato-s. Kjo do te krijoje mundesine e mbrojtjes ne te ardhmen te Evropes nga raketat balistike nga vendet e tjera si Irani dhe kjo do te realizohet ne bashkepunim me Rusine.
Per arritjen e ketij bashkepunimi krahas Amerikes ka ndikuar fuqishem edhe Gjermania e cila vleresohet ne Aleance per qendrimin e saj tradicional si ure lidhese me Mosken. Per here te pare u degjua me kenaqesi edhe miratimi nga partneret e tjere te Europes Lindore te cilet e vleresonin me pare Rusine si nje rrezik per sovranitetin e tyre me sistemin e ri te mbrojtjes antirakete si partner potencial ne vend te kundershtarit te tyre. Per here te pare do te parashtrohet nje analize e perbashket me Rusine per rrezikun e perbashket perpara se te kalohet ne realizimin e pyetjeve teknike. Kjo do te thote krijimi i nje sistemi te perbashket mbrojtjeje qe perben nje sukses te madh per Rusine.
Rusia deshiron nje sistem te perbashket antirakete.
Ne te vertete ne Moske eshte mendimi i konsoliduar per nje qendrim te perbashket me Nato-n. Medvedjev theksoi ne konferencen per median se ndertimi i nje sistemi mbrojtes raketor ne Evrope do te ndryshoje edhe balancimin e armeve nukleare te cilat vendi i tij do ti zvogeloje e asgjesoje ne rast se arrihet nje zgjidhje e kenaqshme. Kjo do te lejonte kalimin ne nje carmatim te ri te armeve nukleare.
Per kete qellim Medvedjev kerkon nga Nato transparence te plote dhe mbi te gjitha te drejta te barabarta ne marredheniet e perbashketa. Diplomatet vene ne dukje se ruset deshirojne ne menyre te qarte nje sistem te perbashket. Rusia si partner i ri kercenon me carmatim duke pasqyruar ne shkallen me te larte vullnetin per partneritet dhe bashkepunim te thelle ushtarak ne mbrojtjen antirakete ne Evrope.
Megjithate aktualisht nuk mund te mendohet se ne Nato do te arrihet shpejt ndryshimi per armet berthamore. Rasmussen theksoi para takimit se do te pelqeheshin dy sistemet. Ky model qe mbrohet nga shumica mbeshtetet ne nje shkembim intensiv internacional te informacioneve dhe paralajmerimin per njeri-tjetrin por jo nen nje pushtet te perbashket te dhenies se urdhrit. Ne Uashington eshte e deshiruar qe nje gjeneral i Nato-s amerikan te udheheqe kete sistem sic praktikohet edhe tani ne sistemin e mbrojtjes ajrore te bashkesise.
Obama tregoi ne Lisbone perparesi per te tjera interesa. Ai shfrytezoi konferencen me median per te shtruar apelin ndaj senatoreve republikane per te ratifikuar Traktatin e Ri qe do te ule me tej armet berthamore te Amerikes dhe te Rusise. Pasi mori mbeshtetjen e plote te anetareve nga Evropa Lindore ai u dha pjeses se miqve te Bushit ne Evropen Lindore te kuptonin se fqinjet e Rusise ndjehen me kete Traktat te sigurt. Te pjesemarresit ne kete mbledhje ne Lisbone mbizoteroi mendimi se Medvedjev nuk do te mund te bashkepunoje ngushte me Nato-n ne rast se ai nuk ai nuk do te conte ne Moske mesazhin per ratifikimin e ketij traktati nga Amerika. Presidenti i Rusise beri vete te qarte kur theksoi se i gjithe fillimi i ri i marredhenieve do te ishte ne rrezik ne rast se do te deshtonte miratimi i marreveshjes.
Menjehere me fillimin e mbledhjes te 28 shefat e shteteve dhe qeverive miratuan Konceptin e Ri Strategjik te Nato-s. Ky do te jete plani i ri per dhjete vjetet e ardhshme. Sekretari i Pergjithshem Rasmussen kishte perpunuar vete ne bashkepunim me aleatet projektin qe sipas pjesemarresve aq mire ishte formuluar sa ne Lisbone nuk pati diskutime te medha per permbajtjen e tij.
Ne kete Koncept te Ri parashikohet se Nato sipas nenit 5 do te kete si detyre themelore te saj mbrojtjen territoriale si dhe perforcon ate kunder rreziqeve dhe kercenimeve qe mund te shtohen nga zgjerimi i raketave dhe armeve te demtimit ne mase ndaj terrorizmit piraterise sulmeve-cyber ose sigurise se burimeve energjetike.
Sarkozy theksoi se nuk do te terhiqemi asnjehere nga armet berthamore.
Ne kete mbledhje megjithate u theksua qarte se kufizimi i armeve nukleare i parashikuar ne tekstin e Aleances qendron nje problem qe do te kryhet ne menyre te shkallezuar. Ne koncept merret vizioni i Obames per nje bote pa arme berthamore por njekohesisht akoma ajo qendron nje aleance berthamore per aq kohe sa ka arme berthamore. Presidenti i Frances Sarkozy theksoi me force se Nato eshte akoma nje bashkesi ushtarake dhe jo nje klub intelektual. Sarkozi flet hapur dhe me nje gjuhe te qarte. Ai permendi ne kete takim dhe para gazetareve se i vetmi vend eshte Irani ndaj te cilit do te ndertohet parimisht sistemi i mbrojtjes antirakete.
Qendrimi nga Sarkozy ka krijuar pakenaqesi tek Presidenti i Turqise Gyl. Turqia mendon se Nato nuk e ben te qarte publikisht potencialin e saj te agresioneve. Ankaraja nuk do te deshironte te ndeshej me fqinjet e saj. Vec kesaj rezerve turqit u treguan te gatshem per kompromisin ne formulimin e bashkepunimit te Nato-s sic veprohet edhe me Bashkimin Evropian i cili prej disa vitesh ka ndihmuar ne mosmarreveshjen me Qipron per te mos u acaruar tensioni midis Turqise dhe Greqise. Shefat e ketij takimi ishin te nje mendimi ne bisedat e tyre se ne rajonet e nderhyrjes ushtarake si ne Afganistan ose ne Kosove lindin vazhdimisht probleme te perditshme qe duhen zgjidhur bashkerisht.
Ne qendrimin e mbajtur per carmatimin nuklear si dhe per reagimin e Frances nuk behet e qarte nese ato do te jene pjese ne raketat e sistemit te mbrojtjes si mjet kundervenieje apo plotesuese. Per kete do te ishte e interesuar te dinte edhe Gjermania se kur do te mund te hiqeshin armet berthamore amerikane nga territori i saj. E rendesishme eshte miratimi i strategjise se pergjithshme te Nato-s. Kontrolli per armet berthamore sipas Traktatit midis Amerikes dhe Rusise nuk do te perfshije ato te Nato-s.
Terheqja graduale nga Afganistani.
Nato e vlereson te suksesshem misionin ne Afganistan. Trupat ushtarake te inkuadruara nen komanden e Isaf prezente qe prej shtate vjetesh ne kete vend do te fillojne vitin tjeret me 2011 te kalojne gradualisht pergjegjesine per sigurine ne ushtrine dhe policine afgane. Deri ne vitin 2014 do te perfundoje pjesemarrja ne luftime.
Sekretari i Pergjithshem Rasmussen vuri ne dukje se talibanet nuk do ta besonin kete vendim pasi shpresonin terheqjen e Nato-s. Trupat e bashkesise perendimore do te qendrojne ne kete vend deri sa te permbushin detyren e tyre. Ai nenshkroi me Presidentin e Afganistanit Hamid Karzei marreveshjen per bashkepunimin afatgjate te partneritetit te bashkesise me kete vend.
Afganistani nuk do te lihet vetem. Per kete qellim Nato do te vazhdoje ndihmen per pergatitjen e ushtrise. Trupat amerikane gjermane etj. si dhe ato shqiptare do te qendrojne deri ne vitin 2014. Gjermania do te ndihmoje ne rindertimin e ekonomise dhe te infrastruktures.
Strategjia e Re e Nato-s bashkepunimi me Rusine dhe angazhimi i Amerikes ne sigurine e paqen ne bote do te kete ndikime pozitive ne zgjidhjen e krizave politike sidomos ne Lindjen e Mesme. Shpresojme ne nje reagim te politikes aktuale iraniane qe te mos mbeshtese forcen e vendit te vet ne armatimet berthamore por ne zhvillimin ekonomik e shoqeror. Siguria politike dhe ushtarake do te ndihmoje ekonomine boterore per te kapercyer pasojat e krizes ekonomike dhe financiare. Keshtu do te kontribuojme te gjithe per nje bote me te mire dhe pa arme berthamore.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›