Gjykata e Lartë, Kuvendi "rrëzon" Muçmatajn
Pak ditë më parë kandidatura e Muçmatajt u rrëzua nga deputetët e Komisionit të Ligjeve pas shqyrtimit të relacionit përkatës, pasi sipas tyre, kandidati i propozuar nga Presidenti gjatë seancës dëgjimore nuk demonstroi transparencën e kërkuar të procesit në lidhje me arsimimin dhe aktivitetin e tij profesional.
Relacioni thotë se kandidati Muçmataj kishte shërbyer në strukturat represive në regjimin e vjetër komunist në rolin e hetuesit dhe ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në hetimin e veprave të një natyre politike. Rrëzimi i kandidaturës të Muçmatajt vjen pas rrëzimit një javë më parë të dekretit tjetër të Presidentit për emërimin e Sokol çomos anëtar të Gjykatës së Lartë. Po sot Presidenti Bamir Topi dekretoi emërimin e Medi Bicit.