E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë, Presidenti Nishani prezanton Zaganjorin

TIRANE- Një nga sfidat e kreut të ri të Gjykatës së Lartë, Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, i cili u prezantua të hënën nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani, do të jetë shmangia e kohës së gjatë që qytetarëve u duhet të presin për të zgjidhur ankesat apo problemet e tyre nëpër gjykata.

Zaganjori gëzon besImin se nën drejtimin e tij, Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë do të orientojë si duhet sistemin e drejtësisë.

Në betimin e tij përpara trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, Zaganjori u betua solemnisht se do t’i qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke respektuar rregullat e etikës profesionale.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Gjykata e Lartë, Presidenti Nishani prezanton Zaganjorin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›