E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, depozita e llumrave të Evropës, importohen mijëra ton vajra

makinaTiranë- Qindra mijëra ton vajra të përdorura automjetesh, të cilat cilësohen si  mbetje të rrezikshme importohen çdo vit në Shqipëri, nga të paktët 366 shoqëri importi.

Subjektet që kryejnë importin, e bëjnë këtë duke e motivuar zyrtarisht për ta ricikluar dhe hedhur në treg për t’u përdorur, por në fakt kjo gjë nuk ndodh. Sepse në Shqipëri asnjë shoqëri nuk e kryen procesin e riciklimit, pasi nuk kanë as staf dhe as teknologjinë e nevojshme. Por e gjithë kjo sasi vaji të përdorur përdoret duke shkaktuar një dëm katasrofik për mjedisin në Shqipëri.

Drejtori i kontrollit ne ministrinë e mjedisit Alfred Deshati, në një intervistë për “Top Channel”, thekson se rrezikshmeria e ketyre mbetjeve eshte shume e larte, pasi perdorimi i tyre eshte i dyshimite. Sipas Deshatit, vajrat e përdorura që vijnë nga jashtë këtu përdoren në tre menyra:

-Përziehen me karburant dhe u shiten drejtuesve të automjeteve me çmimin e karburantit të mirë.

-Përdoren si lëndë djegëse nëpër furra buke, kaldaja apo impiante të ndryshme që përdorin karburantin si lëndë djegëse.

-Përdoren në vend të bitumit për të prodhuar asfaltin me të cilin shtrohen rrugët.

Në të treja rastet, dëmet e shkaktuara janë skandaloze. Qytetarët blejnë llumin e vajrave të makinave për karburant, duke shkatërruar makinat, por edhe duke shkarkuar në ajër gazra helmues që shkaktohen nga djegia. Në rastin e përdorimit si lëndë djegëse, ekspertët thonë se këto vajra shkaktojnë shkarkimin në ajër të mbetjeve toksike të cilat shkaktojnë direct semundje kancerogjene.

Ndërsa në rastin e tretë, atë të përdorimit për prodhimin e asfaltit, ekspertet thonë se kjo është një lëndë aspak e favorshme pasi për arsfaltin duhet të përdoret sera, ose bitumi që nxirret nga miniera e Selenicës. Ky sipas tyre është edhe shkak i shkatërrimit të shpejtë të asfaltit në rrugët e Shqipërisë.

Ministria e mjedisit po e denoncon vazhdimisht këtë biznes gjigand por nuk ka fuqi ta ndalojë. Një litër vaj i përdorur blihet me 30-40 lekë dhe fitimi I sigruar është pesë herë më i madh. Për këtë arsye në dogana jo vetëm që nuk ndalohet importi i tij, por nuk raportojnë as shifrat reale të vajit të përdorur që importohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›