E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nju Jork merr dritën jeshile për taksën e trafikut, qarkullimi me makinë mund të kushtojë deri në 23 dollarë

Në Nju Jork, qyteti më i mbipopulluar në Shtetet e Bashkuara, do t’i vendosë shoferëve një tarifë shtesë për hyrjen në zonën e tij më të ngarkuar. Masa, e cila mori dritën jeshile nga administrata federale pas dy vitesh diskutime, synon të ulë numrin e makinave që hyjnë në Manhattan me 15%-20%.

Shteti mori dritën jeshile për të shkuar në fazën tjetër të procesit të miratimit, por zbatimi i tij është ende rreth një vit larg.

Me hyrjen në fuqi të kësaj mase, shoferët që hyjnë në Manhatan do të duhet të paguajnë 9 deri në 23 dollarë gjatë orëve të pikut dhe 5 dollarë në mbrëmje. Sipas analizave mjedisore, ulja e trafikut do të përmirësojë cilësinë e ajrit, do të rrisë përdorimin e transportit publik me 1-2% dhe do të gjenerojë të ardhura vjetore prej rreth 1-1.5 miliardë dollarësh, të cilat do të përdoren për përmirësimin e shërbimeve të autobusëve dhe metrosë./ nbcnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›