Binzesi Italian, Shqipëria nuk ëhtë prekur nga kriza, ne do të investojmë
29/02/2012 Kompania italiane ALCEA Grup (Azienda Lombarda Colori e Affini) do të shtrijë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga menaxheri i zyrës së importeve të ALCEA z. Guido Cecere dhe inxhinieri teknik i laboratorit të kërkimeve shkencore z. Michele Villani gjatë promovimit në Durrës të produkteve të tyre. Përfaqësuesit e kompniasë kanë thënë se në Shqipëri ka një klimë shumë të shëndetshme për investime dhe se ata janë të sigurtë fillimisht në importin e produkteve dhe më pas në ndërtimin e stabilimenteve. Fillimisht ALCEA ka nisur të operojë në Durrës përmes kompania shqiptare Favi Colors dhe një të tillë në Shkodër. Ajo synon të konkurojë me cilësinë e produkteve të saj të cilat janë cilësuaer prokudke miqësore me mjedisin. ALCEA ka nisur së funksionuari në vitin 1932, ndërsa sot është kompani lider me një xhiro faturimi vjetor mbi 120 milion euro dhe me më shumë se 550 të punësuar. Kjo kompani industriale prodhon fiturë për ndërtimtari, produkte për industri në hekur: zmalt, antiruxho, antikorroziv, astar për hekur, produkte për industrinë e drurit : nitro, poliretan, polyester, material ndërtimi: stuko, kollë, fino dhe produkte për aplikim nënujor. ALCEA është e shtrirë në të gjithë Italinë si dhe në Francë, Angli, Spanjë, Gjermani, Beligjikë, Zvicer, Poloni, Çeki, Rumani, Kroaci, Rusi, Tunizi, Indi dhe shumë filial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Produktet e kompanisë industrial janë të paisur me çertifikatë kualiteti çertifikatë ambjentale dhe çertifikatë e politikave të kopmanisë për shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës. Ajo garanton produktet e saj në treg edhe me dy laboratoret shumë modern siç është laboratori kërkimeve shkencore dhe ai i koalidimeve. Përfaqësuesi i kompanisë italiane Guido Cecere, menaxher i zyrës së eksportit, pasi ka shpjeguar produktet dhe historikun e kompanisë së njohur, është shprehur se ndihet i kënaqur që kompania po hyn edhe në tregun shqiptar. Ai është shprehur i bindur se sipërmarrësit shqiptarë në degë të ndryshme të industrisë do të binden shumë shpejt se produktet e tyre do të jenë ndryshe, ndërsa nuk ka harruar të theksojë se cilësia dhe respektimi i mjedisit janë dy pikat e tyre të forta. “Ne e kemi studiuar tregun shqiptar dhe këtu është punuar shumë në drejtim të garancisë për biznesin e huaj ndaj ndihemi shumë të sigurtë në këtë investim të rëndësishëm”,-ka thënë Cecere. Më tej ai ka bërë të ditur se ALCEA nuk i druhet aspak konkurencës në treg. “Jemi të ndërgjegjshëm dhe në dijeni të plotë se këtu tek ju ka edhe kompani të tjera të huaja që afrojnë produkte industrial ndaj ne do të konkurojmë në cilësi”,-u shpreh inxhinieri teknik i laboratorit të kërkimeve shkencore z. Michele Villani. Përvoja mbi 80-vjeçare e ka bërë ALCEA-n një nga kompanitë lider në Itali dhe me filial shumë të fuqishme në Evropë. Futja e kompanisë ALCEA Grup në tregun shqiptar në një kohë që rajoni gjendet nën peshën e krizës është një ogur pozitiv për ekonominë shqiptare e cila vijon të garantojë biznesin e huaj në thithjen e investitorëve.