E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Tomën e Telitin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së apelit për Andi Tomen dhe Armand Telitin të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Gjykata e Lartë mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga prokurori për të shpallur të pavlefshëm vendimin e dhënë në Gjykatën e Shkallës së Apelit, dhe për të legjitimuar hetimet e kryera brenda afatit 6 nëntor dhe 6 dhjetor të vitit të kaluar. Trupi gjykues pasi ka degjuar kërkesat e palëve ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.Pas zgjatjeve të hetimit nga ana e prokurorise për ccështjen Durrës- Kukes, Teliti dhe Toma , nëpërmjet avokatit të tyre bënë ankimin në Gjykatën e Tiranës për zgjatjen e hetimeve. si Gjykatën e shkallës së Parë edhe në atë të Apelit , gjykata kishte kundështuar vendimin e zyrës së prokurorise për zgjatjen e hetimeve. Ndërkohe Gjykata e Shkalëë së Pare la në fuqi vendimin e Gjykates se Apelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›