Rehn: Aplikimi per ne BE, pas zgjedhjeve

Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn i ka bere thirrje qeverise shqiptare qe aplikimin per statusin e kandidatit per ne BE ta beje pas 28 qershorit.
“Keshilla ime per Shqiperine eshte qe te mos beje aplikimin para zgjedhjeve te pergjithshme. Aplikimi para zgjedhjeve mund te ndikoje ne stabilitetin e vendit”, ka pohuar Rehn.
Zyrtari i larte evropian ka folur edhe per procesin e liberalizimit te vizave, lidhur me te cilin ka saktesuar se do te realizohet vetem nese permbushen standartet e kerkuara nga BE.
“Liberalizimi i vizave ne vitin 2009 do te behet vetem per ato vende qe plotesojne kriteret dhe keto kritere jane pasaportat biometrike dhe siguria”, ka theksuar Rehn.