Gjykata e Larte me 7 qershor jep vendimin per ekstradimin e Arben Frrokut
Prokuroria greke kerkon ekstradimin ne Shqiperi te Arben Frrokut, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Ne seancen gjyqesore te zhvilluar ne Athine, Arben Frroku nuk e pranoi ekstradimin me arsyetimin se ai do te kthehet vete ne Shqiperi, por jo ne pranga. Nje qendrim tjeter ka mbajtur avokati i tij, i cili tha se akuzat ndaj Arben Frrokut jane politike. Per te mbeshtetur theniet e tij, avokati paraqiti si prove materiale listen e kandidateve per deputete mes te cileve eshte regjistruar edhe i akuzuari per vrasje. Arben Frroku, tha avokati, nuk ka lidhje me vrasjen e policit në Tiranë. Këto pretendime, janë kundërshtuar nga përfaqësuesi i prokurorisë, i cili i ka kujtuar kolegjit të Gjykatës së Lartë, provat dhe shkresat e ardhura nga Shqipëria, ku implikojnë të dyshuarin Frroku në vrasjen e kryekomisarit Lamaj. Togat e zeza, pasi dëgjuan palët në proces, u tërhoqen për vendim, të cilin do ta shpallin ditën e premte, më 7 qershor. Arben Frroku akzuohet si bashkëpunëtor në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj mbrëmjen e 25 shkurtit në Tiranë.