Finalja e BB, Anaidi-Ilirit: Po fitove ti, do vras veten
Anaidi dhe Iliri hedhin batuta me njëri-tjetrin, fillimisht me shaka dhe më vonë përballen hapur, duke shkëmbyer opinionin e tyre për tjetrin sy më sy. “Ti dukesh njeri me ambicie, por në fakt perspektivën e ke zero”, - i thotë Iliri Anaidit. Ndërsa Anaidi ia kthen: “Rike, hap pas hapi, Like”. “Ai tru i vogël do të të lërë ty aty ku je”, - i kundërpërgjigjet Iliri, ndërsa vazhdon: “Mendjen nuk e kemi të kufizuar”. “Ti ke të drejtë të fantazosh sa të duash, por në momentin që ngec aty, duhet të ecësh me këmbë më të vogla”, - ia kthen Anaidi. “Ti, çfarë mendjeje ndjek, që je i sigurt se do të fitosh?”, e pyet Anaidi. “Unë me mendtë e tua nuk shkoj dot as deri te furgonët”, - ia kthen Iliri, ndërsa shprehet i sigurt kur thotë se do ta fitojë “Big Brother”-in. “Unë, po e fitove ti, do të bëj vetëvrasje”, -ia kthen Anaidi.
Më pas të dy fillojnë të përballen me njëri-tjetrin e t’i tregojnë tjetrit se nuk vlen aq sa mendon. Ndërsa Anaidi i bën të qartë se ai fantazon dhe ëndërron më kot, Iliri mendon se Anaidi nuk ka një qëllim në vetvete dhe nuk ka vizion për të ardhmen. “Unë, ndryshe nga ti, nuk shitem, dhe këtë e ke treguar deri më tani”, - i thotë Anaidi, ndërsa i tregon një situatë të cilën ia ka treguar vetë Iliri për veten, ku ka shkuar në spital dhe është shtirur sikur ka bërë aksident, vetëm për të fituar lekë. “Unë këtë gjë nuk e bëj dot, ndërsa ti e shet veten”, - i thotë Anaidi. “Ti deri këtu mendon, nuk ke vizion”, - vazhdon t’i thotë Iliri, ndërsa mendon se Anaidi flet në ajër dhe pa baza. Ndërsa për veten ai shprehet duke thënë se del nga “Big Brother” me 100 milionë lekë.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)