Konferenca Gjyqesore Kombetare zgjodhi Gjin Gjonin anetar te KLD

Konferenca Gjyqësore Kombëtare zgjodhi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjyqtarin Gjin Gjoni si anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë…
Gjyqtari Gjoni, fitoi me vota unanime përball kolegut të tij Gent Shala. Në votim, morrën pjesë 344 gjyqtar, ku 226 prej tyre votuan për gjyqtarin Gjoni i cili u zotua para kolegëve se do jetë zëri i tyre në KLD.
Konferenca Gjyqësore Kombëtare u drejtua nga kryetari I Gjykatës së Lartë, gjyqtari Xhezair Zaganjori, i cili vlerësoi deputet e Kuvendit për miratimin e tre ligjeve, mes tyre edhe atë të Gjykatës së Lartë…
Kryetari Zaganjori apeloi tek pushtet e tjera, atë ekzekutiv dhe legjislativ te mos ndërhyjnë në dhënien e drejtësisë, pasi sipas tij, asnjë pushtet përveç gjyqësorit nuk mund të luaj rolin e gjykatës apo gjyqtarit.