E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë përzgjedh trupën gjyqësore për Mediun

Padia është dorëzuar nga Pashk Koçi, banor i fshatin Gërdec, i cili ka depozituar padinë në këtë Gjykatë me objekt “Shpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror” dhe akuzë penale “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Pas hedhjes së shortit me gogla, sipas procedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet si më poshtë vijon,  Fatos Lulo, Relator i Çështjes, Ardian Nuni, Mirela Fana, Gani Dizdari dhe Aleksandër Muskaj.

Gjithashtu, ditën e sotme, në Gjykatën e Lartë u zhvillua hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e regjistruar ne Gjykatën e Lartë, me objekt: “Dhënie informacioni dhe procedimi i fajtorit” me kërkues: Shoqata e familjarëve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit. Pas hedhjes së shortit me gogla, sipas procedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet si më poshtë vijon, Medi Bici, Relator, i Çështjes, Ardian Nuni, Mirela Fana, Fatos Lulo dhe Evelina Qirjako. /Saimir Lleshi/Start/     

                                                                                             2011-05-31 14:38
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›