E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mcllwham: Politika të besojë tek Kolegji Zgjedhor

 Megjithatë, ajo kërkoi që ky Kolegj të veprojë në bazë të ligjeve të vendit për shpalljen e rezultatit përfundimtar për kryebashkiakun e Tiranës.

"Duhet t'i lëmë institucionet që të jenë të pavarura dhe me integritet. Të gjithë e kemi thënë, edhe baronesha Ashton ka thënë që do të presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe se partitë politike duhet të pranojnë këtë vendim", deklaroi Mcllwham për mediat. Duke kërkuar nga palët më shumë besim për transparencën e procesit zgjedhor dhe në profesionalizmin e Kolegjit Zgjedhor, ambasadorja britanike nënvizoi se "presim gjithashtu që Kolegji Zgjedhor të japë një qëndrim profesional dhe të pavarur lidhur me këtë". /Start/

                                                                                             2011-05-31 12:13
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›