Itali, Berluskoni humbet Milanon dhe Napolin

Humbja në Napoli dhe në kryeqytetin ekonomik të Italisë, Milano, duket se ka vulosur humbjen e Berluskonit në zgjedhjet lokale.
Këto zgjedhje ishin testi i parë i madh për “kavalierin” që prej nisjes se procesit kundër tij për abuzim me detyrën dhe për marrëdhënie seksuale me një prostitutë nën moshën e lejuar.
Kryetarja aktuale e Milanos, Leticia Morati ka marrë 45 % të votave kundrejt 55% të Xhuliano Pisapias të qendrës së majtë. Ndërkohë, në balotazhin për Napolin, Xhani Leteri i të djathtëve ka marrë 35% të votave kundrejt 65 % që ka marrë Luigji de Magis i të majtëve.
Këtë të diel italianët votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 90 qytete dhe gjashtë qarqe. Edhe në raundin e parë Berluskoni pësoi disfatë, ku e majta rifitoi qytete të tilla si Torino dhe Bolonja.
/Start/
2011-05-31 11:27